Lajme

Gjykata Speciale i çon ftesë kosovarit që ishte 8-vjeçar në luftë

06/02/2021 11:00
nga:Y I

Një qytetar i quajtur Fahri Fazliu njofton se është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

Ai thotë se ftesën e ka pranuar pasditen e djeshme, ndërsa më 23 qershor i është kërkuar të paraqitet në Hagë.

Fahri Fazliu ftesën e marrë nga Specialja e ka quajtur të çuditshme, pasi vë në pah faktin se në luftë ishte vetëm 8-vjeçar.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq, shokë, dashamirë dhe kolegë!

Dje pasdite më ndodhi diçka shumë e çuditshme dhe e papritur – mora Ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paraqitem në Hagë, me 23 qershor 2021, në cilësinë e dëshmitarit.

Unë në luftë isha vetëm 8 vjeç.
#LiriakaEmërUÇK.??