Lajme

Gjykata pezullon vendimin e kundërligjshëm te zëvendësit të Albulena Haxhiut

12/14/2022 16:22
nga:G C

Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka shtyrë vendimin e Ministrisë së Drejtësisë (MD), për pezullimin e përmbaruesit privat, Ilir Mulhaxha.

Vendimin për suspendimin në emër të “sundimit të ligjit” e ka nënshkruar zëvendësministri Blerim Sallahu, vëllai i të cili ka një aktakuzë për fajde e cila tash e sa vjet nuk po shqyrtohet në Gjykatë.

Paparaci ka siguruar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku është pezulluar vendimi i kundërligjshëm i MD-së.

Suspendimi i përmbaruesit, Ilir Mulhaxha u bë për një lëndë të përmbarimit të një borxhi të Telekomit të Kosovës.

Megjithatë, vendimi i marrë nga Haxhiu, për suspendimin e Ilir Mulhaxhës është anti-ligjor.

Ministria e Drejtësisë e kishte pezulluar nga puna përmbaruesin privat Ilir Mulhaxha, i cili ishte në një proces të përmbarimit në mes të Telekomit të Kosovës dhe Kompanisë Dardafon, pasi këta të fundit në vitin 2019 kishin fituar arbitrazhin ndaj Telekomit për mospërmbushje të kontratës.

Përmbarimi ishte përcjellë me vendime në të gjitha shkallët e gjykatave si dhe shumë polemika mes kreditorit dhe debitorit dhe vetë përmbaruesit privat në këtë mes.

Vendimi për pezullimin ishte bërë pas propozimit të inicimit të procedurës disiplinore nga ana e Telekomit, në departamentin për profesione të lira, më 29 nëntor 2022.

Ky propozim, është trajtuar në kohë rekord nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, e cila kishte nisur procedurën disiplinore dhe ende pa kaluar java, më 6 dhjetor 2022, kishte marrë vendim për pezullimin e përmbaruesit privat, Ilir Mulhaxha.