Lajme

Gjykata merr vendim për të dyshuarin që vrau djalin e axhës në Batllavë

10/19/2021 16:27
nga:M K

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për të pandehurin B.B, që dyshohet ta ketë vrarë djalin e axhës së tij, për tre kilogramë pasul.

Përmes një komunikate dërguar mediave, nga kjo gjykatë kanë konfirmuar se gjykata ka vendosur për masën e paraburgimit, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në çështjen penale kundër të pandehurit B.B, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën Vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.4 dhe 1.6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.B. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së.

I pandehuri B.B. dyshohet nga Prokuroria se ka kryer veprat penale Vrasje e rëndë dhe Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

/GazetaBlic/