Lajme

Gjykata merr vendim për 31-vjeçarin që dyshohet se e dhunoi 13-vjeçaren nga Gjakova

10/01/2021 15:10
nga:N M

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurit E. K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të dhunimit.

“Nga data 23 shtator 2021 e deri me datë 29 shtator 2021, në një motel të panjohur në Pejë dhe në shtëpinë e tij, i pandehuri ka detyruar personin tjetër që të kryej akt seksual, dhe atë fëmijën e moshës 13 vjeçare”.

Me këto veprime i pandehurit E. K., dyshohet të ketë kryer veprën penale “Dhunimi”, vepër kjo e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Drilon Haraçia pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Takimi Stoltenberg-Lajçak pas marrëveshjes për targat: Zgjidhja politike afatgjatë, interes i përbashkët