Showtime

Gjykata kërkoi shoqërimin e saj në seancë, reagon Adelina Ismaili: Askush nuk është në kërkim timin, ne nuk jemi kriminele

07/13/2022 17:42
nga:Genita C

Këngëtarja shqiptare, Adelina Ismaili ka reaguar ndaj raportimeve se Gjykata Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Policia e Kosovës që këngëtarja dhe motra e saj, Ema Ismaili, të sjellen me shoqërim në seancën e radhës në rastin ku Enver Sekiraqa po akuzohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës.

Gjykata kërkon nga policia që Adelina Ismaili dhe dy motrat e saj të sjellen me shoqërim në gjykimin ndaj Enver Sekiraqës

Adelina ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se asnjë polici nuk është në kërkimin e saj e as të motrës së saj.

Adelina thotë se ato për 10 vite kanë dëshmuar në gjyqe dhe polici sa herë është kërkuar nga ato, që sipas saj edhe e kanë rrezikuar jetën e tyre nga bandat kriminale që i kanë kërcënuar pa ndalë, teksa në fund falënderoi edhe Policinë e Kosovës./GazetaBlic/