Lajme

Gjykata i kritikoi për mosrespektim të vendimit, IPF: S’patëm vend

12/29/2024 20:20
nga:G B

Arratisja e dy burrave nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka shfaqur shqetësim për Gjykatën Themelore të Prishtinës e cila njërin nga ta, e kishte dërguar aty për trajtim.

Të njëjtës i ishte thënë se për E.K nuk kishte vend të lirë. E pavarësisht kësaj, Gjykata nuk kishte pranuar jo për përgjigje.

“Mos respektimi i vendimeve Gjyqësore nga institucioni shëndetësor paraqet shqetësim për të gjithë e aq më pak për një pacient që ka nevojë për trajtim”.

Por drejtuesi i institucionit vlerëson se ka kryer punën e vet.

“Pacientët kanë qenë për trajtim të detyrueshëm psikiatrik me ndalim dhe kanë ikur, është lajmëruar rasti në polici dhe prokurori. Për këta dy pacientë që me dëshirë e kanë lëshuar institucionin dhe nuk dojnë mu trajtu prej sëmundjeve të vartësisë, ne e kemi përmbyllur rastin dhe i kemi bërë fletëlëshimet nga institucioni ynë, IPFK. Nuk kemi dashtur të pranojmë pacientin sepse nuk kemi vende të lira, por gjykata ka insistu dhe na ka lënë pacientin në korridor. (për më shumë shife e-mailin më poshtë) Aktualisht ende nuk kemi asnjë vend të lirë”, ka dekalruar Shpend Haxhibeqiri, u.d i drejtorit të Institutit për Psikiatri Forenzike.

Në e-mailin e dërguar Gjykatës, Haxhibeqiri kishte deklaruar se urdhri mbetet i pazbatueshëm si shkak i mungesës së vendeve të lira.

I njëjti i kishte sugjeruar Gjykatës se vendimi mund të zbatohej edhe në spitalet rajonale.

E se Gjykatat tanimë e kanë bërë praktikë që rastet e tilla t’i dërgojnë në këtë institut, e thonë edhe avokatë.

“Është bërë praktikë që rastet, veprat penale të krimeve të rënda, një numër i konsiderueshëm i tyre, personat e akuzuar me insistim të palëve mbrojtëse ofrojnë prova që të njëjtit nul janë në gjendje të mirë shëndetësore, shëndetësor apo psikik, dhe të njpjtit të trajtohen në institucione. Është rrethanë lehtësuese por kjo praktikë nuk do duhej të zbatohej, do duheshin bërë ekzaminime më të thella dhe trajtim më i mirë i situatave të tilla”, ka theksuar Anton Nrecaj, avokat.

Televizioni ka pyetur Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe KGJK-në për numrin e rasteve të kësaj natyre, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.