Lajme

Gjykata: I dyshuari për vrasjen e gruas në QKUK ishte dënuar me gjobë për armëmbajtje pa leje, ka aktakuzë për kanosje të viktimës

12/01/2022 10:06
nga:Astrit Gashi

Gjykata Themelore në Ferizaj njofton se i dyshuari S.H., ishte shpallur fajtor për armëmbajtje pa leje dhe ishte dënuar me gjobë.

Gjykata njofton se aktgjykimi në fjalë ishte shpallur më 23 shtator 2022, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Me datë 23.09.2022, me aktgjykimin e evidentuar si: 2022:174052, i pandehuri S.H. është shpallur fajtor për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së dhe i është shqiptuar dënim me gjobë”, thuhet në njofitm.

Tutje, thuhet se më 10 gusht të këtij viti, ndaj të njëjtit është ngritur aktakuzë për “Kanosje”, ndaj tani të ndjerës H.M.

“Me datë 10.08.2022, Prokuroria Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzën e evidentuar si: PP.II.nr,1066/2022, me të cilin ka akuzuar të pandehurin S.H. për veprën penale kanosja nga neni 181 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së, ndaj të dëmtuarës H.M. Me datë 07.09.2022 lidhur me këtë aktakuzë është caktuar dhe mbajtur shqyrtimi fillestar, me ç ‘rast i pandehuri S.H. ka deklaruar se nuk e pranon fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohet. Gjykata në afatin prej 30 ditëve konform nenit 245, 249 dhe 250 të KPP-së, i ka njoftuar të pandehurin dhe mbrojtësin e tij se mund të paraqesin kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimit të provave. Mbrojtësi i të pandehurit S.H. me datë 26.09.2022 ka paraqitur kërkesë për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimit të provave. Gjykata me datë 18.11.2022, ka marr aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e mbrojtësi të pandehurit për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimit të provave”, thuhet në njofitim. /BetimipërDrejtësi