Lajme

Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim Millun Milenkoviqit për sulm ndaj KFOR-it

06/14/2023 19:24
nga:Y I

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it Millun Milenkoviq, i njohur si Llune.

Lajmin e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse për informim e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Milenkovic-Llune është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprës penale “Sulmi terrorist” që kishte ndodhur ndaj zyrave të Komisionit Komunal të zgjedhjeve-KKZ në dhjetor të vitit të kaluar, në të cilën ngjarje dyshohet se është i përfshirë edhe ish-zyrtari policor i Kosovës Dejan Pantiq.

Po ashtu Milenkovic-Llune dyshohet edhe për veprat penale tjera të ndërmarra ndaj ushtarëve të KFOR-it, ku për këto dyshime Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke mbledhur prova dhe dëshmi që e implikojnë të njëjtit edhe në kryerjen e veprave tjera penale.