Lajme

Gjykata holandeze urdhëron qeverinë të ndalojë eksportin e pjesëve të avionëve luftarakë F-35 në Izrael

02/12/2024 14:14
nga:N K

Holanda duhet të ndalojë eksportin e pjesëve të avionëve luftarakë F-35 në Izrael brenda shtatë ditëve, vendosi të hënën një gjykatë holandeze, duke përmendur shqetësimet se ato mund të përdoren për të shkelur ligjin ndërkombëtar si pjesë e fushatës izraelite në Gaza.

“Gjykata konstaton se ekziston një rrezik i qartë që avionët luftarakë të Izraelit F-35 mund të përdoren për kryerjen e shkeljeve serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha Gjykata e Apelit të Hagës në një deklaratë, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo do të thotë se eksporti i pjesëve të F-35 nga Holanda në Izrael duhet të ndalet”.

Gjykata tha se Izraeli nuk “merr parasysh mjaftueshëm pasojat e sulmeve të tij për popullatën civile”, duke shtuar se sulmet e tij në Gaza kanë rezultuar në një “numër disproporcional të viktimave civile”.