Lajme

Gjykata e refuzon propozimin e komunës së Gjakovës, i jep të drejtë Gashiqit të qëndrojë në banesën e saj

08/11/2021 16:05
nga:M K

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka refuzuar të pabazuar propozimin e Komunës së Gjakovës që serbes Dragica Gashiq të mos i lejohet të qëndrojë, shfrytëzojë apo banojë përkohësisht në banesën në të cilën është kthyer duke u bërë serbja e parë që kthehet.

Gjykata në vendimin e saj ka thënë se caktimi i masës së sigurimit në këtë fazë të procedurës është i pabazuar dhe jo i nevojshëm.

Procedura në këtë çështje do të vazhdojë sipas rregullave të procedurës kontestimore dhe sipas planit të punës së gjykatës, bëhet e ditur në njoftim.

Gratë në politikë nuk i përkrah as partia e as shoqëria