Sporti

Gjykata e Londrës e dënon tifozin e Tottenham që sulmoi portierin e Arsenalit, Aaron Ramsdale

2 vite më parë
nga:Mergim Rreci

Joseph Watts, tifozi i Tottenhamit që sulmoi Aaron Ramsdale, portierin e Arsenalit, në ndeshjen mes dy skuadrave, më 15 janar, iu ndalua hyrja në stadiumet e futbollit në Angli deri në vitin 2027.

Gjykata e Londrës që dëgjoi çështjen dënoi gjithashtu Joseph Watts, 35 vjeç, që t’i paguante 100 £ portierit anglez, i goditur në fund të derbit mes Spurs dhe Gunners, për Premier League, përcjell GazetaBlic Sport.

Ramsdale ishte i pranishëm në seancën ku u dekretua ndalimi dhe tha se situata në të cilën ai u gjend i përfshirë ishte “e papranueshme”.