Sporti

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv merr vendim për Rusinë dhe klubet e saj

07/15/2022 15:29
nga:Mergim Rreci

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (TAS) la në fuqi përjashtimin e Rusisë nga garat e UEFA-s 2022/23, duke hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga federata dhe katër klube ruse kundër masës së aplikuar që nga pushtimi i Ukrainës.

Vendimi e largon kampionin rus Zenit nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe e lë Soçin jashtë shortit për raundin e tretë kualifikues të Champions League, të planifikuar për të hënën. CSKA Moska dhe Dynamo Moska ishin klubet e tjera të përfshira, përcjell GazetaBlic Sport.

Përsa i përket përzgjedhjeve, Rusia tashmë ishte përjashtuar nga ‘play off’-i i kualifikimit për kampionatin botëror të meshkujve, si dhe ai evropian për femra, vend vakant i zënë nga Portugalia.

/GazetaBlic Sport/