Gjykata e Apelit e Tiranës e ka lanë në fuqi masën e sigurisë së Shkallës së Parë me të cilën i jep të drejt aksionarit Valon Ademi të administrojë Aeroportin e Vlorës.
Me këtë vendim Apeli ka vërtetuar dyshimet dhe ka bllokuar mundësinë që Aeroporti i Vlorës t’I bartet një binzesi të dyshimtë në lidhje me Rusinë.
Vendimi sapo është marrë.
Gjykata e Tiranës i kishte dhënë të drejtë shoqërisë “2A Group” ndaj Mabco Construction SA në kontestin për Aeroportin e Vlorës.
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë kishte marrë vendim për sigurim të padisë për rastin e “Vlora International Airport – VIA”, duke e aprovuar si të bazuar kërkesën e paraqitur nga “2A Group”.
Përmes një vendimi të lëshuar më 24 dhjetor të vitit 2025, Gjykata e Shkallës së Parë ka pezulluar të drejtën e votës së aksionarit Mabco Construction SA, të drejtuar nga Behxhet Pacolli.
Krahas rastit në gjykatë, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetime ndaj Pacollit për lojën e rrezikshme me Aeroportin e Vlorës, i cili konsiderohet aset kyç strategjik i Shqipërisë.
Përpos Behgjet Pacollit, Prokuroria ka nisur hetime penale edhe ndaj Emin Pacollit, vëllait të tij dhe punonjësit Nelson Çela. Të dy po hetohen për rolet e tyre në kompaninë “Mabco Constructions S.A”.
Të tre bashkë dyshohen për akuzat e “mashtrimit me pasoja të rënda”, “falsifikim dokumentesh” dhe “mashtrim kompjuterik”.
Akuzat ndërlidhen me dyshimet se Pacolli dhe njerëzit e tij ia shiten aksionet e Aeroportit kompanisë “Delphos Securities Sarl”, duke e mashtruar aksionarin tjetër që fitoi koncensionin për ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Vlorës. Fjala është për kompaninë kosovare “2A Group”, të biznesmenit Valon Ademi.
Sipas një kallëzimi penal të deponuar në Prokurori, Pacolli dyshohet se mashtroi Ademin për pronësinë e Aeroportit. Ai pretendon se është zotërues i 98% të aksioneve të Aeroportit, ndërsa Ademi është zotërues i 2% të aksioneve.
/Paparaci/


