Lajme

Gjykata e Apelit në Hagë urdhëron Prokurorinë të gjejë emrat përgjegjës që i nxorrën në publik dokumentet zyrtare

11/10/2021 12:10
nga:M K

Pak çaste më parë, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së, njëherit sekretar i saj, Faton Klinaku, konfirmoi përmes rrjetit social “Facebook”, ka mësuar se Gjykata e Apelit ka vendosur që Prokuroria të zbulojë materialin rreth rrjedhjes së dokumenteve.

Në një prononcim për GazetaBlic, Klinaku dha më tepër detaje rreth kësaj çështjeje, duke thënë se kjo ka të bëjë me gjetjen e personit përgjegjës me daljen në publik të dokumenteve.

Tutje, tha se ky është thelbi i vendimit të cilin e ka mësuar pak çaste më parë, teksa thotë se mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat.

“Pra, ashtu siç e thashë edhe në rrjetin social ‘Facebook’. Le ta gjejnë ata fajtorin. Kush i ka nxjerr ato dokumente jashtë? Ata le të merren me atë çështje”, tha fillimisht Klinaku.

Ndërsa, sa i përket asaj nëse kjo do të jetë ndihmesë për dy të akuzuarit lidhur me këtë çështje, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati, ai shtoi:

“Nuk e di si do të shkojnë, por e rëndësishme është që thelbin e ke kuptuar. Pra, shkurt e shqip, le të dihet kush i ka nxjerr ato dokumente”, përfundoi Klinaku.

Kujtojmë se Nasim Haradinaj e Hysni Gucati po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Aktakuza ndaj Gucatit e Haradinajt u konfirmua më 11 dhjetor 2020 dhe u publikua më 14 dhjetor 2020. Ndërsa, një aktakuzë e korrigjuar u parashtrua më 5 korrik 2021, kurse ajo me më pak redaktime më 4 tetor 2021.

Publikohet aktakuza e Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

/GazetaBlic/