Sporti

Gjykata e Apelit jep vendimin: Juventusit i hiqen 10 pikë nga renditja aktuale

05/22/2023 20:46
nga:E K

Ka ardhur pak çaste më parë vendimi me anë të një njoftimi për shtyp nga FIGC në lidhje me vendimin e sotëm të Gjykatës së Apelit, i cili vendosi të dënojë Juventusin me -10 pikë për çështjen e fitimeve kapitale.

“E thirrur nga “Collegio di Garanzia dello Sport” për të rinovuar vlerësimin e saj për sanksionin që do t’i vendoset Juventusit për të ashtuquajturën “çështja e fitimeve kapitale”, Gjykata Federale e Apelit ka vendosur të sanksionojë klubin e Juventusit me dhjetë pikë dënimi në renditje në lidhje me sezonin aktual sportiv”, thuhej në njoftimin zyrtar.