Gjykata e Barcelonës nesër do të njoftojë nëse Dani Alves mund të lirohet ose jo nga burgu Brians 2, ku aktualisht ndodhet pasi akuzohet për sulm seksual ndaj një gruaje.
Siç raporton Marca, braziliani pret që t’i jepen masat e parandalimit të propozuara në apelin e paraqitur kundër paraburgimit, përcjell GazetaBlic Sport.
Kështu pretendon edhe avokati, i cili megjithatë është i vetëdijshëm se në çdo rast Dani Alves duhet të pranojë pagesën e një depozite, duhet ta dorëzojë pasaportën dhe ta përdor një byzylyku që mund të gjurmojë lëvizjet e tij ose të shfaqet çdo disa ditë në gjykatë.
Është e qartë se ai nuk do të mund të ketë asnjë kontakt me viktimën.
/GazetaBlic Sport


