Lajme

Gjykata dënon me 6 vjet burg polici që abuzoi seksualisht me nxënësen me aftësi të kufizuara në Kamenicë

07/07/2021 16:50
nga:Gazeta Blic

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me gjashtë vjet burgim, zyrtari policor, R. Sh., i akuzuar për sulm seksual ndaj një të miture me aftësi të kufizuara në Kamenicë

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj gjykate, Sabit Shkodra.

“Gjykata Themelore në Gjilan e ka shpallur aktgjykimin akuzues ndaj zyrtarit policore për veprën penale ‘sulm seksual’,. Ai është dënuar me gjashtë (6) vjet burgim. Palët kanë të drejtë ankese”, ka thënë Shkodra.

Në prill të këtij viti, zyrtari policor i Njësisë së Trafikut në Rajonin e Gjilanit, Shillova, ishte arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës nën dyshimin për sulm seksual ndaj një të miture.

15-vjeçare me aftësi të kufizuara mendore ishte sulmuar seksualisht nga një polic për mbi pesë muaj. I dyshuari është një 56-vjeçar me inicialet R.Sh, derisa ngjarja ka ndodhur në Kamenicë.