Kësaj radhe ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka arritur të takohet me senatorin Ben Cardin, kryetar i Komisionit të Helsinkit dhe anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Dhomën e Lartë të Kongresit, dhe t’i “shpjegojë” pikëpamjet serbe për “Ballkanin e Hapur“.
“Me shkëmbimin e mendimeve për çështjet aktuale në nivel rajonal dhe botëror, Gjuriq i “shpjegoi” senatorit Cardin në detaje konceptin e “Ballkanit të Hapur” si një lidhje e re për ndërtimin e partneriteteve në pjesën tonë të Evropës”, ka kumtuar ambasada serbe në Shtetet e Bashkuara, transmeton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.
“Duke kujtuar se vetë ideja e kësaj mënyre lidhjeje ka ardhur nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe zyrtarët më të lartë të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Gjuriq nënvizoi se Serbia me stabilitetin ekonomik dhe qëndrimin e hapur ka dëshmuar dhe treguar se është një bashkëbisedues i besueshëm i cili është gjithmonë i gatshëm të ofrojë dorën e bashkëpunimit”, pretendohet në kumtesë.