Ambasadori serb në SHBA, Marko Gjuriq, ka vazhduar me reagime në Twitter ndaj postimeve të shefit të stafit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela.
Në njërin ku Vela i kishte përmendur rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit e për të cilat tha se Serbia s’ka bërë gjë, Gjuriq ka reaguar duke i thënë se si “qytetar i Serbisë” duhet t’i raportojë.
“Zotëri Vela, si qytetar i Serbisë ju jeni i obliguar që të raportoni çdo rast të korrupsionit te Zyra e Prokurorit në qytetin e Leskovacit”, ka shkruar Gjuriq në Twitter.
Ai ka shtuar se nuk është i sigurt se ku Vela i ka marrë ato të dhëna.
Mr. Vela, as a citizen of Serbia you are obliged to report any corruption case to the Prosecutor’s Office in the City of Leskovac.
Not quite sure where you get your data from, but here’s the genuine track record ? https://t.co/vNmbIQXhXb
— Марко Ђурић (@markodjuric) October 16, 2021


