Lajme

Gjukanoviqi për Vuçiqin: Pas humbjes së Kosovës, duket që Mali i Zi është kompensimi më atraktiv

09/18/2021 13:38
nga:M K

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se presidenti i Serbisë, është duke e menduar ende idenë për krijimin e “Serbisë së Madhe”, dhe shton se Mali i Zi është pjesë e pashmangshme e një plani të tillë.

Ai thotë se Vuçiq gjithashtu vazhdon ta mbajë gjallë iluzionin për aneksimin e Republika Srpskas.

Krejt kjo, sipas Gjukanoviq, vjen si pasojë e tendencës së Serbisë për të kompensuar humbjen e Kosovës.

“Pas humbjes së Kosovës, duket që Mali i Zi është kompensimi më atraktiv dhe i pa anashkalueshëm për mbajtjen gjallë të idesë së Serbisë së Madhe”, ka thënë Gjukanoviq.

Kreu i Malit të Zi thotë se një ide të tillë nacionaliste Vuçiq do ta shtyjë përpara edhe përkundër faktit se përpjekje të tilla në të kaluarën kanë kushtuar përafërsisht me 150 mijë jetëra njerëzish.