Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka akuzuar sërish Serbinë se kjo e fundit dëshiron që Mali i Zi të mos ekzistojë.
Ndaj nismës “Open Balkan” është shprehur mosbesues, njësoj sikundër ndaj qëllimeve të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Gjukanoviq ka njoftuar se muajt e ardhshëm do të zhvillojë një vizitë në Prishtënë, ku pritet të japë edhe intervistë lidhur me zhvillimet e fundit, si lufta në Ukrainë dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO.
Duke e krahasuar periudhën aktuale, me sundimin e Sllobodan Millosheviqit, Gjukanoviq tha se Beogradi “së pari shpall rrezikimin e serbëve në rajon, e më pas deklaron gatishmërinë e Serbisë për të mbrojtur të drejtat e rrezikuara të serbëve në rajon” dhe sigurisht, Serbia më pas synon shkatërrimin e sovranitetin të vendeve fqinje.
“Ata po përpiqen të realizojnë projektin e tyre nacionalist që më pas ta kamuflojnë shkatërrimet nga ana e tyre me një lloj historie për bashkëpunimin rajonal, të cilin fjalë për fjalë e përkufizojnë si Ballkani i Hapur. Jo, kjo nuk funksionon për ne. Ne nuk mund ta pranojmë një naivitet të tillë, por duhet të shohim se çfarë fshihet pas kësaj. Pas kësaj shohim një përpjekje për të shkatërruar sovranitetin e vendeve fqinje dhe për këtë arsye e themi shumë qartë se një nga autorët e kësaj nisme nuk ka asnjë kredibilitet për të na ftuar t’i bashkohemi kësaj asaj”, ka thënë Gjukanoviq.


