Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka eskaluar duke përdorur gjuhë fyese në drejtim të mediave.
Pas publikimeve të rezultateve nga EXIT POLL-et si dhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku LVV-ja nuk shkon mbi 41%, Basha ka “shpërthyer” në Facebook.
“Ku jeni o ***** Për katër vjet, me media, me oligarkë, me miliona, me drejtësi, me Serbi… krejt bashkë edhe krejt këtë marre për 1% në vit a? Heeeej, edhe në fushatë jenir rrasë duke vrapu si langareca edhe prapë s’un e lëvizët! I palëvizshmi, i palëkunduri, i pathyeshmi.. Kryeministri KURTI! Vazhdojmë”, thuhet në postimin e tij.


