Lajme

Gjuha e ashpër në fushatë, PZAP “godet” partitë politike, shkon mbi 273 mijë euro gjoba ndaj tyre

01/27/2025 14:30
nga:N K

11 janari i këtij viti shënoi zyrtarisht nisjen e fushatës për të gjitha partitë politike në vend.

Mirëpo, gjatë tubimeve zgjedhore, e prezantimit të programeve të tyre, këto subjekte politike nuk kursyen gjuhën e ashpër ndaj njëra tjetrës.

Lidhur me këtë, reagoi edhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke shqiptuar gjoba ndaj tyre.

Por, GazetaBlic ka siguruar totalin e gjobave të shqiptuara ndaj këtyre subjekteve politike.

Deri më sot (26.01.2025), PZAP ka shqiptuar plotë 273,400.00 euro.

“PZAP ju njofton se deri me datën 26.01.2025, totali i gjobave të shqiptuara ndaj Subjekteve Politike për procesin zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen me 09.02.2025 është 273,400.00 euro”, thuhet në përgjigjen e PZAP-së për GazetaBlic.