Lajme

Gjuatje me armë zjarri në Fushë Kosovë, intervenon Policia

10/23/2022 08:24
nga:Genita C

Raportohet se të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar.

Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Policia njoftoi se rasti ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, dje rreth orës 04:27.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja. Rasti nën hetime”, njoftoi Policia.