Lajme

Gjuan me armë në aheng, arrestohet burri në Prishtinë

06/12/2022 09:49
nga:G B

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

I njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë, 11.06.2022 – 13:09. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Policia nga i dyshuari ka konfiskuar armën dhe gëzhojat. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.