Lajme

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar

09/13/2025 20:26
nga:Sh R

Sonte rreth orës 19:00, është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, raporton GazetaBlic.

Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ku tregon se menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

Ai thotë se duke u bazuar në të dhënat fillestare, në këtë incident nuk raportohet për persona të lënduar.