Lajme

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, nuk ka të lënduar

02/09/2026 17:41
nga:G B

Një incident me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Ai njoftoi se nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të sqaruar rrethanat.