Lajme

Gjuajtje me armë zjarri në një aheng familjar në Malishevë, arrestohet një person

07/26/2022 09:16
nga:G B

Një person është arrestuar në Malishevë, pasi ka gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar, raporton Gazeta Blic.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në fshatin Guriq, ku janë sekuestruar një pistoletë e tipit REX-0, 13 gëzhoja të kalibrit 9x19mm, 15 fishekë të kalibrit 9x19mm si dhe dy karikator të po të njëjtës armë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit personi i dyshuar ndalohet për 48 orë në ndalim policor dhe rasti vazhdon me hetime.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet i dyshuari për përdorim të armës së zjarrit dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Malishevë, 25 korrik 2022

Me datën 25.07.2022, Stacioni Policor në Malishevë ka pranuar informatë së në një aheng familjarë në fshatin Guriq (Komuna e Malishevës), ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Njësitet patrulluese nga Stacioni Policorë në Malishevë, menjëherë ju janë përgjigjur rastit dhe kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin V.K. mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1970 i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në ahengun në fjalë me armën e tij që e kishte në posedim me leje.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një pistoletë e tipit REX-0, 13 gëzhoja të kalibrit 9x19mm, 15 fishekë të kalibrit 9x19mm si dhe dy karikator të po të njëjtës armë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit personi i dyshuar ndalohet për 48 orë në ndalim policor dhe rasti vazhdon me hetime.