Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për GazetaBlic se rreth orës 18:15 është raportuar për gjuajtje me armë dhe me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Nga informatat e para dyshohet për shkrepje arme mes dy personash”, tha Ahmeti.
Poashtu u theksua se deri më tani nuk raportohet për të lënduar, derisa policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin me fokus identifikimin e të dyshuarve.
Dyshohet se trafikuan dy vajza, 15 e 17 vjeçare, Prokuroria e Gjilanit ndalon dy të dyshuar