Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj.
Ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje, me ç’rast janë prangosur dy persona dhe nga ta janë konfiskuar një armë zjarri pistoletë, dy mjete të mprehta dhe një shufër metali.
Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Rasti i nënshtrohet procedurave të mëtejme hetimore.
GJUAJTJE ME ARMË
Rr. Driton Islami, Ferizaj /21.01.2026-18:45. Raportohet se pas një mosmarrëveshje në mes të disa të dyshuarve meshkuj kosovar, kishte pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Gjatë hetimeve të rastit janë identifikuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej të cilëve janë arrestuar dhe nga ta janë konfiskuar: një armë zjarri pistoletë, dy mjete të mprehta dhe një shufër metali. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti i nënshtrohet procedurave të mëtejme hetimore.


