Lajme

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia jep detaje

04/18/2021 17:11
nga:Gazeta Blic

Është raportuar për një gjuajtje me armë në Prishtinë, ku policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Kështu ka thënë në një prononcim për”Gazeta Blic”, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14:45 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën ”Mbretëresha Teutë” në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk është lënduar askush, ndërkohë të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Nga veprimet e para policore janë identifikuar dy persona si të dyshuar të mundshëm të përfshirë në rastin në fjalë, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”./Gazeta Blic