Lajme

Gjuajtje me armë në Prishtinë

12/04/2022 18:58
nga:G B

Një gjuajtje me armë zjarri është raportuar mbrëmë në rrugën “Hilmi Rakovica” në kryeqytet.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se nga një veturë në lëvizje është shtënë në drejtim të një  veture tjetër”, është shprehur Ahmeti.

Tutje, ajo tha se policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimet në lidhje me rrethanat, ku rasti është cilësuar si vrasje në tentativë.