Lajme

Gjuajtje me armë në dalje të autostradës nga Prishtina, dyshohet për vetëvrasje

01/28/2026 16:29
nga:Sh R

Një rast i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Veternik, ku një person është gjetur i vdekur në dalje të autostradës për Fushë Kosovë.

Në pamjet që ka siguruar Gazeta10, shihet se Policia dhe Autoambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa lokacioni është rrethuar me shirita.

Mjekët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa akoma nuk dihen rrethanat dhe motivi i ngjarjes tragjike.

GazetaBlic ka kontaktuar me policinë por ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigjje.