Një tentim vrasje dyshohet se ka ndodhur në Artanë, mëngjesin e së enjtes.
Viktima, shtetas gjerman ka deklaruar se gjatë lëvizjes me veturë persona të panjohur kanë shtënë me armë në drejtim të tij.
Policia raporton se në vendin e ngjarjes nuk ka gjetur asnjë gëzhojë, teksa rasti është nën hetime.
“NovoBërdë, 24.06.2021 – 06:30. Viktima mashkull Shtetas Gjerman gjatë lëvizjes me veturën e tij sipas viktimës nga persona të pa njohur është shtënë me armë në drejtim të veturës së viktimës. Nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë. Rasti nën hetime nga njësitë relavante”, thuhet në raport.
Konfirmohet: Tre të vdekur në aksidentin në Shqipëri, në mesin e tyre një fëmijë