Dalin detaje të reja në lidhje me rastin që ndodhi në qendër të Kryeqytetit.
Nga burime të afërta me personin ndaj të cilit u shti me armë në orët e mbrëmjes në qendër të Prishtinës, Klan Kosova ka mësuar se edhe një herë gjatë ditës i dyshuari kishte tentuar ta godas me veturë personin e njëjtë diku në afërsi të lagjes Dragodan.
Në fakt kjo nuk është as hera e dytë që i njëjti tenton ta privojë nga jeta personin e njëjtë.
Dyshohet se e gjithë kjo ka ardhur pas përfshirjes së këtyre dy persona në një rast i cili ishte i lajmëruar në polici.
Policia jep detaje për gjuajtjen me armë zjarri para selisë qendrore të PDK-së