Policia e Kosovës ka identifikuar një 53-vjeçar në fshatin Petrovë të Shtimes i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Në njoftimin e Policisë thuhet se i njëjti e ka pranuar se me 26 dhjetor e kishte përdorur armën e zjarrit, të cilën më pas e ka dorëzuar.
Me vendim të prokurorit, ai është liruar për procedurë të rregullt hetimore.
“Me datën 06.01.2025 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë se në fshatin Petrovë të Shtimes një person gjatë një ahengu familjar kishte shtënë me armë zjarri. Hetuesit policor nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë nisur hetimet dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin J. R (M/K), i moshës 53 vjeç, të cilin e kanë ftuar në stacionin e policisë në Shtime. I dyshuari ka pranuar se me datën 26.12.2024 e kishte përdorur armën e zjarrit, të cilën më pas e ka dorëzuar. Me vendim të prokurorit të shtetit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë). Ndaj tij është iniciuar rasti “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” & “Mbajtja në pronësi,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, thuhet në njoftim.