Natën e Vitit të Ri siç ndodh pothuajse çdo vit u festua me armë e me fishekzjarre.
Në plot qytete, nata e u përcoll me disa incidente me lëndime trupore, por fatmirësisht pa pasoja fatale.
Megjithatë, Policia arrestoi disa persona, që do të hetohen për shkaktim të rrezikut dhe armë ilegale – një i tillë u arrestua edhe sot.
Ky i fundit dyshohet se në natën e ndërrimit të vitit ka shtënë me armën e tij, në Prizren.
Për pasojë, pas hetimeve, i dyshuari është kapur sot nga Policia dhe është iniciuar rast ndaj të njëjtit./Sinjali/