Një persona ka raportuar në Polici se një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të lokalit të tij në Prishtinë.
Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur të hënën në orët e para të mëngjesit, teksa ankuesi ka raportuar po ashtu se ka pranuar një mesazh kërcënues.
I dyshuari është arrestuar dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është gjetur dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet se është përdorur në rast.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se në kamerat e sigurisë ka parë një person që ka shtënë në drejtim të lokalit të tij me armë të gjatë. Ankuesi paraprakisht kishte marrë një mesazh kërcënues në telefonin e tij. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është gjetur dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet se është përdorë në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.


