Policia e Gjilanit ka njoftuar se kanë arrestuar një person pasi që dyshohet se ka gjuajtur me armë në aheng familjar , raporton gazeta Blic.
Sipas policisë, njësitet e hetimeve të Stacionit Policor Novobërdë me urdhër të prokurorit të shtetit ka kryer kontrolle në shtëpinë dhe objektet përcjellës të të dyshuarit B.B. (viti i lindjes 1994, mashkull, kosovar shqiptar).
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale për gjykatë një (1) pistoletë e kalibrit 9 mm, një (1) armë automatike AK47 si dhe pesëmbëdhjetë (15) copë gëzhoja të shkrepura.
I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Novobërdë ku është intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Përdorim i armës’’ dhe ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore.
Me këtë rast Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan u bënë apel të gjithë qytetarëve për mos përdorim të armëve gjatë këtyre evenimenteve. Në të shkuarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këso raste ka sjellë pasoja tragjike.

IPK publikon Raportin e inspektimit, jep 6 rekomandime


