Lajme

Gjuajti 22 herë me armë, arrestohet një person në Gjilan

02/23/2023 09:46
nga:Astrit Gashi

Autoritetet në Gjilan kanë shoqëruar në stacion policor një të dyshuar, i cili kishte shtënë 22 herë me revole me gaz.

Rasti ka ndodhur në rrugëln Elena Gjika, dje rreth orës 19:56.

I dyshuari kishte pranuar veprën penale.

“Njësitë policore kanë sekuestruar revolen dhe 22 gëzhojat e shkrepura” thuhet në njoftimin policor.

Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, rasti është proceduar në mënyrë të rregullt.