Lajme

Gjoshi: Vjosa Osmani po shkel Kushtetutën duke ia vjedhë PDK-së një anëtar në KQZ

05/18/2021 14:16
nga:Y I

Sekretari elektoral i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi në një konferencë për media ka kritikuar Presidenten Vjosa Osmani për mosemërimin e dy përfaqësuesve të partive politike në KQZ, e cila e ka dërguar çështjen në Gjykatë Kushtetuese për interpretim.

Gjoshi ka theksuar se PDK i është përgjigjur ftesës së Presidentes Osmani për të nominuar përfaqësuesit për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke u mbështetur në të drejtën që i jep Kushtetuta e vendit për të emëruar dy përfaqësues në KQZ si grupi i dytë më i madh parlamentar.

“Duke iu bindur Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Kurti, zonja Osmani po bën shkelje të Kushtetutës së Kosovës duke i pamundësuar Partisë Demokratike të Kosovës përfaqësimin e dytë në KQZ si dhe duke mos e njohur të drejtën e subjektit politik VAKAT, më i votuari në radhët e subjekteve të komunitetit boshnjak.”, ka thënë ai.

Presidentja Osmani përmes Gjykatës Kushtetuese, kërkon vend në KQZ për ‘listën’ e saj “Guxo”