Lajme

Gjoshi për kryeshefin e ri të ‘Ibër Lepencit’: Kurti e paska shpërblyer ish-anëtarin e kryesisë lokale të partisë së gruas së Sllobodan Millosheviqit

12/04/2022 21:23
nga:G B

Betim Gjoshi nga PDK ka reaguar pas emërimit kryeshef të “Ibër Lepencit”, të anëtarit të VV-së, Faruk Mujka, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se Mujka është shpërblyer nga Kurti, ish-anëtarin e kryesisë lokale të partisë së gruas së Sllobodan Millosheviqit, Mira Markoviqit.

Ai ka thënë se edhe Murati ka paralajmëruar edhe veteranët e vërtetë se kund vend në Kosovë nuk do t’iu lëmë.

Gjoshi ka shtuar se me këtë sjellje të poshtër të pushtetit, është e dhimbshme heshtja e ish të burgosurve politik apo e ish-luftëtarëve të UÇK-së që janë në këtë parti.

Postimi i tij i plotë:

Albin Kurti e paska shpërblyer, ashtu siç është raportuar në media, ish-anëtarin e kryesisë lokale të partisë së gruas së Sllobodan Millosheviqit, Mira Markoviqit.

Vartësi i tij, Hekuran Murati po paralajmëron edhe veteranët e vërtetë se kund vend në Kosovë nuk do t’iu lëmë.

Në këtë sjellje të poshtër të pushtetit, e dhimbshme është heshtja e ish të burgosurve politik apo e ish-luftëtarëve të UÇK-së që janë në këtë parti.