Lajme

Gjoshi: Me lanë në terr një popull, në pikën e verës, kjo i ndodhë veç një kryeministri të dobët e të paaftë

08/22/2022 11:31
nga:G B

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se një firmë serioze e energjetikës, as dy ditë nuk ta kish mbajt në punë një inxhinier të elektroteknikës si puna e Albin Kurtit, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se veç një kryeministri të dobët e të paaftë si Kurti i ndodh që ta lë në terr një popull, në pikën e verës.

Postimi i tij i plotë:

Një firmë serioze e energjetikës, as dy ditë nuk ta kish mbajt në punë një inxhinier të elektroteknikës si puna e Albin Kurtit.

Me lanë në terr një popull, në pikën e verës, kjo i ndodhë veç një kryeministri të dobët e të paaftë me qeverisë.

Kështu është kur bëhet kryeministër një inxhinier i elektroteknikës që kurrë nuk i ka lidhë dy tela të rrymës.

#Mashtrues #TePaafte