Lajme

Gjoshi: Kurti t’iu kërkojë falje nënave gjakovare që i gënjeu dhe mashtroi

06/15/2021 23:19
nga:M K

Sekretari elektoral i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi ka thënë se gjëja e parë që Kurti duhet ta bëjë pas rikthimit nga Brukseli është të shkojë te “Nënat Gjakovare” dhe t’iu kërkojë falje se i ka gënjyer, kur iu premtonte se nuk do të dialogonte me Serbinë pa u zbardhur fati i fëmijëve të tyre.

“Sapo të kthehet nga Brukseli, Albin Kurti duhet të shkojë në Gjakovë te Ferdonije Qerkezi dhe te “Nënat Gjakovare” për t’iu kërkuar falje se i ka gënjyer dhe mashtruar kur iu premtonte se nuk do të dialogonte me Serbinë pa u zbardhur fati i fëmijëve të tyre”, shkroi Gjoshi.

LEXO EDHE:

Haradinaj: I bëj thirrje Kurtit që të vjen në parlament të përgatisim një dokument për dialog