Lajme

Gjoshi: Kurti është në kërkim të “Agim Veliut”, për ta rrëzuar veten dhe për të ikur nga përgjegjësia

10/03/2022 17:28
nga:Genita C

Qeveria e Kosovës mori vendim që të mos paguajë mësimdhënësit për muajin shtator.

E pas kësaj, reagime të shumta pati pikërisht në drejtim të Qeverisë Kurti, duke kërkuar që mësimdhënësit të paguhen edhe për muajin shtator, pavarësisht grevës.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi.

Gjoshi tha se mosprocedimi i pagave për mësimdhënësit nga Qeveria, sipas tij ka vetëm një shpjegim.

“Albin Kurti është në kërkim të “Agim Veliut”, të rastit për ta rrëzuar veten, për të ikur nga përgjegjësia, për të ikur nga Qeveria”,tha ai.

Gjoshi theksoi se Kurti s’do të ikë, por atu do të rri derisa të gjithë ta kuptojnë se është i paaftë.

Postimi i plotë i Gjoshit:

Mosprocedimi i pagave për mësimdhënësit nga Qeveria, ka vetëm një shpjegim – Albin Kurti është në kërkim të “Agim Veliut”, të rastit për ta rrëzuar veten, për të ikur nga përgjegjësia, për të ikur nga Qeveria.

Jo kryeministër, nuk ka me ikë. Aty do të rrish derisa të gjithë do ta kuptojnë, i madh e i vogël, se ti je një i paaftë dhe që nuk ka gjë prej teje.