Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka reaguar pas vërshimeve në disa Komuna të Kosovës, duke apeluar te Kryeministri Albin Kurti që të ju shërbejë qytetarëve të Kosovës pa dallime partiake.
“Kryeministër, mijëra familje në Skënderaj, Mitrovicë, Istog e komuna tjera, kanë humb pasurinë e tyre për shkak të fatkeqësisë natyrore, vërshimeve. Kryeministër, shërbeju qytetarëve të Kosovës pa dallime politike e partiake. Trajtoji të gjithë si njerëz të këtij vendi. Mos i shiko logot partiake”.
Ai më tutje kërkoi nga Kurti që të thërras një mbledhje urgjente të Qeverisë dhe merr hapa konkret që t’iu sigurohet banimi këtyre familjeve.
“Nuk jemi në verë, por në mes të dimrit. Thirrë mbledhje urgjente, sepse Qeveria nuk është vetëm për t’i ndarë miliona euro për të paguar rrymën e serbëve në veri, ose për t’ia dhuruar KEDS-it 100 milionë euro”, shkroi Gjoshi.


