Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka reaguar pasi krerët e shtetit u zotuan përmes një letre për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Gjoshi ka thënë se “edhe në serbisht do t’i gjejnë fjalët më të mira për Zajednicën”.
“Të gjithë mashtruesit përfundojnë kështu, por mashtrimi i tyre fatkeqësisht ishte mbi kurriz të Republikës së Kosovës, të cilës ia humbën një dekadë që askush dhe me asgjē s’mund t’ia zëvendësojë.” – kishte thënë ai.