Lajme

Gjoshi i PDK-së: Këto janë rrugët që duhet ndjekur, pas vendimin të Supremes për votat në Dragash

11/25/2021 19:22
nga:A. R.

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, e ka komentuar vendimin e Gjykatës Supreme, për votat e ardhura nga diaspora për Komunën e Dragashit, raporton Gazeta Blic.

Gjoshi thotë se u vërtetuan pretendimet e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe se janë vetëm tre rrugë që duhet ndjekur.

Shkrimi i plotë:

Ky është vendimi i Supremes që fakton se është minuar integriteti i votimit jashtë Kosovës për komunën e Dragashit.
Sot, pretendimet e PDK-së u zyrtarizuan, pas PZAP-it, edhe nga Gjykata Supreme.

Rrugët janë këto:

1. KQZ-ja duhet të decertifikojë kandidatët që qëndrojnë prapa këtij manipulimi të vullnetit të qytetarëve dhe që shtrembërojnë rezultatin e zgjedhjeve.

2. Prokuroria duhet të hidhet në aksion që përgjegjësitë t’i vendos urgjentisht para drejtësisë.

3. KQZ-ja duhet të ndërmarrë të gjitha masat që të mos lejojë që të manipulohet përsëritja e votimit.