Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Hashim Thaçi dhe PDK-ja në Mitrovicë ka ndërtuar Universitetin “Isa Boletini”, kurse Albin Kurti dhe Vetëvendosje po lejojnë Serbinë të vendosë gurthemelin e një universiteti paralel.
Gjoshi thotë Kurti po hesht për këtë situatë dhe ministrin e tij Goran Rakiq.
“Edhe çka duhet të ndodhë në këtë vend që Kryeministri thotë dy fjalë? Mos ka ik prapë në Greqi a në Norvegji” shkruan Gjoshi në Facebook.
Reagimi i plotë:
Hashim Thaçi dhe PDK-ja në Mitrovicë ka ndërtuar Universitetin “Isa Boletini”, kurse Albin Kurti dhe Vetëvendosje po lejojnë Serbinë të vendosë gurthemelin e një universiteti paralel.
Albin Kurti po hesht. Nuk po e thotë asnjë fjalë. Po hesht edhe për Ministrin e tij Goran Rakiqin që po hedhë betonin në gurthemel.
Goran Rakiqi është propozuar për Ministër nga vetë e Albin Kurti.
Edhe çka duhet të ndodhë në këtë vend që Kryeministri thotë dy fjalë?
Mos ka ik prapë në Greqi a në Norvegji?


