Lajme

Gjoshi: Albin Kurti, Donika Shwarz dhe Vjosa Osmani, përbëjnë treshen anti UÇK

05/06/2021 14:05
nga:Y I

Pas zhvillimeve të fundit në lidhje me deklaratat e Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, për UÇK-në, ka reaguar zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, raporton Gazeta Blic.

Gjoshi thotë se Donika Shwarz nga pozita e Ministres së Jashtme po e prezanton Gjykatën Speciale si një krijesë shqiptare.

Ai tutje thotë se e njëjta ka mbështetjen e fuqishme të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në betejën e saj për të shfajësuar Serbinë.

“Në luftën e saj kundër shtetit të Kosovës, Donika Schwarz e ka mbështetjen e fuqishme të Albin Kurtit dhe Vjosa Raif Osmanit. Këta përbëjnë treshen anti-Kosovë dhe anti-UÇK” shkruan Gjoshi në Facebook.

Reagimi i plotë:

Donika Schwarz, mjerisht nga pozita e Ministres së Jashtme, po e prezanton Gjykatën Speciale si një krijesë shqiptare. Në këtë mënyrë, shefja e diplomacisë kosovare po e shfajëson Serbinë kriminale që gjatë këtyre 20 viteve ka fabrikuar dëshmi me qëllimin e vetëm për të dënuar përpjekjen dhe luftën e drejtë për liri të shqiptarëve të Kosovës.

Donika Shwarz ka mbështetjen e fuqishme të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në betejën e saj për të shfajësuar Serbinë.

Shfajësimi i Serbisë për gjenocidin e kryer kundër shqiptarëve, do të kishte përmasa katastrofale për shtetin e Kosovës dhe në përgjithësi për çështjen kombëtare.

Në luftën e saj kundër shtetit të Kosovës, Donika Schwarz e ka mbështetjen e fuqishme të Albin Kurtit dhe Vjosa Raif Osmanit. Këta përbëjnë treshen anti-Kosovë dhe anti-UÇK.